Flash News

KRYESORE

Gjykata e Tiranës rrëzon Vangjush Dakon, kishte paditur Bashën

Gjykata e Tiranës rrëzon Vangjush Dakon, kishte paditur Bashën

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e ngritur nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pak muaj më parë, kreu i opozitës, e akuzoi kryebashkiakun e Durrësit për lidhje me krimin. “Vangjush Dako është kapur në përgjim duke bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe se është nën hetim nga Krimet e Rënda”, u shpreh aso kohe Basha.

Pas këtyre deklaratave të kryedemokratit, Dako ju drejtua gjykatës për shpifje ndërsa kjo e fundit njoftoi sot rrëzimin e padisë.

Të fundit