Flash News

KRYESORE

Gjykata e Tiranës “shpall në kërkim” ish-presidentin Bujar Nishani

Gjykata e Tiranës “shpall në kërkim” ish-presidentin

Gjykata e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, pas padisë së ngritur në ngarkim të tij nga trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Christian Panucci.

Padia është depozituar në Gjykatën e Tiranës ish-presidentin Bujar Nishani për fyerje dhe për këtë ai kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, si dhe përgënjeshtrim të deklaratës.

Por, në momentin e dërgimit të fletëthirrjes, ka rezultuar se ish-presidenti Nishani nuk ka një adresë banimi.

Sipas Report Tv, në vendimin e gjykatës thuhet se pandehuri Bujar Nishani ka ndërruar adresë dhe i kërkon gjendjes civile që të gjejë adresën e saktë të ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen për në seancë.

Padia civile e trajnerit Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të ish-presidentit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0, e ku e cilësonte trajnerin si një sharlatan.

Të fundit