Flash News

KRYESORE

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Jo ferexheve në punë!

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Jo ferexheve në punë!

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka marrë një vendim, sipas të cilit, punëdhënësit janë të autorizuar të ndalojnë simbolet fetare në veshjet e vartësve të tyre, përfshirë këtu edhe ferexhenë. Ky vendim përfshin çdo lloj simboli apo veshje të dukshme që shpreh përkatësi politike, filozofike, apo fetare. Kjo do të bëhet me kusht që politikat e brendshme të punëdhënësve t’u kërkojnë të gjithë punëtorëve një kod neutral veshje.

Bëhet fjalë për rastin e parë të këtij lloji i provokuar nga vendimi i dy grave muslimane që jetojnë, njëra në Belgjikë dhe tjetra në Francë, të cilat iu drejtuan gjykatës së Luksemburgut pasi humbën vendin e punës, për shkak se refuzuan të hiqnin velin sipas kërkesës së punëdhënësit.

Burimi: Il Giornale

Të fundit