Flash News

KRYESORE

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, rregulla strikte për produktet OMGJ

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, rregulla strikte

Deri tani, rregulli për etiketimin vlente vetëm për organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), ADN-ja e të cilëve është ndryshuar nga ADN të huaja.

Në vendimin e tyre të fundit, gjyqtarët e Luksemburgut deklaruan se edhe metodat e fundit të të ashtuquajturës mutagjenezë duhet t’i nënshtrohen këtij detyrimi.

Rasti në fjalë u kalua në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) nga një gjykatë franceze. Që nga viti 2001 në direktivat e BE-së si OMGJ përcaktohen organizma, materiali gjenetik i të cilëve është ndryshuar në një formë që në mënyrë të natyrshme do të ishte e pamundur.

Megjithatë, metodat më të vjetra të mutagjenezës që konsiderohen si të sigurta përjashtohen nga rregullat strikte të OMGJ-ve. Në këtë rast ndryshimet në materialin gjenetik arrihen pa futur ADN-në të huaj.

Të fundit