Flash News

KRYESORE

Gjykata gjermane dënon ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare

Gjykata gjermane dënon ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare

Gjykata e Hanoverit ka dënuar me një gjobë prej 17.100 eurosh, ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Altin Lalën. Gjykata e ka dënuar  Lalën pasi sipas saj i ka dhënë ryshfet një klubi qitjeje, për të marrë një leje paraprake për mbajtjen e një pistolete sportive.

Sipas ligjeve, kjo leje duhet të merret pas një kursi të caktuar, por Lala nuk i ka kaluar të gjitha hapat.

Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë, kur ish-kapiteni ka blerë një certifikatë ekspertize për shumën e 300 eurove. Dënimi fillestar për Lalën ishte 22.800 euro, por pasi pranoi akuzën, shuma u ul në 17.100 euro.

 

Të fundit