Flash News

KRYESORE

Gjykata greke lë në burg Edmond Begon, u arrestua një ditë më parë

Gjykata greke lë në burg Edmond Begon, u arrestua një ditë

Gjykata greke ka lënë në burg biznesmenin Edmond Bego i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke në Igumenicë teksa po kthehej në Shqipëri.

Gjykata greke ka vendosur ta lerë në burg Begon deri në momentin e mbërritjes së një kërkesë nga ana e autoriteteve italiane.

Edmond Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Ai gjithashtu ka përdorur edhe disa emra të tjerë.

Për ndalimin e tij reagoi dje edhe Partia Demokratike e cila tha se Bega, edhe pse kishte një dënim në Itali, në Shqipëri lëvizje i lirë madje duke u shfaqur edhe si biznesmen.

Të fundit