Flash News

KRYESORE

Gjykata jep arsyet e refuzimit të mandatit të kryebashkiakes socialiste në Durrës

Gjykata e Durrësit ka refuzuar mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo gjykatë nuk ka pranuar t’i japë mandatin kryebashkiakes Valbona Sako, me argumentimin se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

Sako kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori.

“Procesi Zgjedhor për Organet e Pushtetit vendor, fillon me caktimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikes nëpërmjet Dekretit të tij.

Në neni 92/gj të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, parashikohet se: Presidenti cakton datën e

zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

Sipas neni 21 te Kodit Zgjedhor, “Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të

Presidentit të Republikës. Në ushtrim të kompetencave kushtetuese (neni 92/gj të Kushtetutes), Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka caktuar datën e zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore me Dekretin e Nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore me date 30.06.2019”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke qenë organi më i lartë shtetëror i përhershëm i ngarkuar për

administrimin e zgjedhjeve, në përputhje me rregullat e caktuara në Kodin Zgjedhor, në zbatim të Dekret

të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 ka filluar procedurat për organizimin e procesit zgjedhor për Organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”.-thuhet ndër të tjera në vendim.

Më poshtë është edhe vendimi i plotë i Gjykatës së Durrësit, lidhur me refuzimin e kërkesës të Valbona Sakos.

 

Vendimi VS (1)

Të fundit