Flash News

KRYESORE

Gjykata jep dënimin për Francën dhe Greqinë, shkelën të drejtat e emigrantëve

Gjykata jep dënimin për Francën dhe Greqinë, shkelën

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka dhënë dënimin për Francën dhe Greqinë për mënyrën e trajtimit ndaj emigrantëve në dy raste të veçanta.

Franca duhet të paguajë 15 mijë euro, për të kompensuar një afgan, i cili kishte kaluar gjashtë muaj në kampin e emigrantëve në Calais në vitin 2016.

Jamil Khan në atë kohë ishte 12-vjeç dhe po jetonte në kamp, kur qeveria urdhëroi prishjen e kampit. Një gjykatë franceze në atë kohë urdhëroi që ndaj tij të ketë përkujdesje, por shteti nuk e mori për bazë këtë vendim.

Greqia duhet të paguajë 4 mijë euro për nëntë adoleshentë: gjashtë sirianë, dy irakianë dhe një maroken, të cilët arritën në vend në fillim të vitit 2016.

Gjykata gjeti se ata ishin mbajtur tre deri në pesë javë në stacionet e policisë ose të kufirit përpara se të transferohen tek autoritetet e migracionit.

Të fundit