Flash News

KRYESORE

Gjykata jep vendimin, ish-ministri Saimir Tahiri lihet i lirë

Gjykata jep vendimin, ish-ministri Saimir Tahiri lihet i lirë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të zhbëjë vendimin e Shkallës së Parë për Tahirin. Ish ministri  do të jetë pa masë sigurie, tha avokati Haxhia në përfundim të seancës.

Vendimi është marrë nga trupa gjyqësore e Apelit të Krimeve të Rënda me Kryesuese Saida Dollani dhe anëtarët Sokol Binaj e Fehmi Petku.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura përreth dy orë. Avokati dhe Tahiri arritën të bindën trupen gjyqësore se duhet të hetohet i lirë dhe vendimi është marrë në favor të ish-ministrit.

Tahiri  prej datës 12 Maj ka qëndruar në “arrest shtëpie” në bazë të vendimit të shkallës së parë.

Të fundit