Flash News

KRYESORE

Gjykata jep vendimin për punonjëset e seksit “online”, tutorja: S’e dija që ishte krim

Gjykata jep vendimin për punonjëset e seksit “online”,

Gjykata ka dhënë vendimin sot  për grupin e punonjësve të seksit si dhe tutoren, të akuzuara për prostitucion online.

Dafina Tresa, drejtuese e grupit, e akuzuar për përshtatjen e ambienteve për prostitucion dhe rekrutimin e vajzave, deklaroi para gjykatës se nuk e dinte që  kjo përbënte vepër penale dhe se vajzat kanë bërë çdo gjë me dëshirën e tyre, pa i detyruar njeri.

Në përfundim të seancës gjyqësore, tutores Dafina Tresa iu dha masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Operacioni policor i koduar "CHAT LINE 3":

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Chat line 3", më datë 6.09.2017, arrestoi shtetasit :

- D. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios "Chat Line".

- A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

- Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

- A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

- E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

- K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

- A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

- B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja D. T., 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet "Adult Ëork", aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin "Bajram Curri".

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

- 9 njësi kompjuteri.

- 9 ekrane kompjuteri.

- 9 kamera për komunikim video online.

- 2 laptopë.

- 16 lodra plastike të seksit

- sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzim të Prostitucionit" dhe "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion", neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale "Shfrytëzim i Prostitucionit", parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

 

 

Të fundit