Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gjykata konfirmon dyshimet: ‘Xibraka’ u dekonspirua; u fshehën provat dhe nuk u arrestuan 'kokat'
Gjykata e Apelit ka konfirmuar dyshimet që qarkullojnë prej tre vitesh në skenën politike dhe median shqiptare, se aksioni në Xibrakë, ku u zbulua një laborator droge, është dekonspiruar.
Sipas Gjykatës, ndërhyrja e Policisë për shkatërrimin e grupit të kokainës ishte jo efektive dhe e nxituar. Personave të akuzuar u është dhënë kohë që të fshehin provat, ndërkohë që drejtuesit e rrjetit ndërkombëtar të drogës nuk janë arrestuar.
"Ndërhyrja e policisë më 14.01.2015 ora 15:10 në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive, pasi në laborator nuk u gjetën materialet me të cilat bëhej ky përpunim dhe as produkti i gatshëm, por vetëm gjurmë të tyre në rroga dhe enë. Ka dyshime se operacioni u dekonspirua, dhe disa drejtues të grupit i shpëtuan arrestimit", thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e të arrestuarve, raporton 'News 24'.
Kjo është hera e parë që një institucion konfirmon se aksioni i nisur nga autoritetet gjermane, të cilët kishin mbledhur të gjitha provat për këtë aktivitet, është dekonspiruar nga kolegët e tyre në Tiranë.
Gjykata ngre dyshime të forta se operacioni është dekonspiruar, teksa i jep një goditje të fortë Prokurorisë, e cila sipas saj nuk ka vepruar siç duhet për të vërtetuar akuzën për trafik ndërkombëtar droge për 9 të pandehurit.
Nëntë persona u arrestuan si të përfshirë në krijimin e rrjetit të përpunimit dhe shpërndarjes së kokainës në Europë, midis tyre edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Ndërkohë që opozita ka denoncuar që prej vitit 2015 përfshirjen e politikanëve të lartë të mazhorancës në këtë trafik të kokainës.
Kokaina e Xibrakës, Gjykata liron nga burgu pronarin e magazinës