Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese publikon përbërjen, Xhaferllari pjesë e institucionit

Gjykata Kushtetuese publikon përbërjen,  Xhaferllari pjesë e

Edhe de facto Marsida Xhaferllari është anëtare Gjykatës Kushtetuese. Në faqen zyrtare të institucionit janë publikuar emrat e 5 anëtarëve që e përbëjnë, e po ashtu edhe dhe CV-të tyre. Në listë mungon emri i Arta Vorpsit, e cila u zgjodh nga Parlamenti si anëtare e Kushtetueses, kurse pesë anëtarët janë Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar përbërjen, mënyrën si zgjidhen anëtarët dhe kriteret që duhet të përmbushin.

Midis institucioneve të presidentit dhe të parlamentit u ndez një konflikt i ashpër, në lidhje me një vakancë për Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa kuvendi njeh Vorpsin për këtë vakancë, kreu i shtetit dekretoi Xhaerllarin.

Anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese, vendosën që nisur nga fakti që kjo e fundit u betua te presidenti, duhet që të marrë këtë detyrë.

Të fundit