Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Thaçit për qeverinë e re

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Thaçit për qeverinë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta pezullojë përkohësisht vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit, raportojnë mediat kosovare.

Gjykata, me shumicë votash, vendosi të miratojnë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi.

Po ashtu vendosi të pezullojë zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi.

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar.

Kurti dhe presidenti Thaci kanë këmbyer disa letra, në të cilat Thaçi i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes, emrin e kandidatit të ri për kryeministër.

Kurti në anën tjetër ka thënë se nuk po refuzon dërgimin e emrit të ri, ndonëse ka thënë se ai dhe partia e tij janë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve, pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Të fundit