Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg dy shoferët e arrestuar për aksidentin te “Porcelani”

Gjykata lë në burg dy shoferët e arrestuar për aksidentin te

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për dy drejtuesit e mjeteve të cilët u përfshinë në aksidentin e ndodhur më datën 2 janar, ku humbën jetën dy kalimtarë.

Gjyqtari i çështjes, Sokol Pasho pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg pa afat për Eltion Lazrin, i cili vazhdon të jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë për Edmond Muratin është caktuar masa arrest me burg me afat 30 ditë.

Lavdosh Shehi, avokat i Muratit deklaron tha se klienti i tij kishte lëvizur brenda rregullave dhe se do ta apelojë çështjen.

Në aksidentin dy janarit humbën jetën Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe, që ndodheshin  në trotuar.

Të fundit