Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në burg ish-kreun e Burgjeve

Gjykata lë në burg ish-kreun e Burgjeve

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto për lirim nga qelia. Në seancën e sotme, Zoto  kërkoi përmes avokatit zbutjen e kësaj mase sigurie. Por përfaqësuesit e prokurorisë thanë se nuk kishte ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të sillte nevojën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Në përfundim Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e dhënë me herët nga Shkalla e Parë dhe Apeli për Krimet e Rënda, atë të “arrestit në burg”.

Ish-kreu i Burgjeve, qëndron prej gati 7 muajsh në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të fundit