All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gjykata lë në burg të dyshuarit për vrasjen e administratorit të Kotes/ Të rinjtë tregojnë vrasësin e Argjil Gjokës

Gjykata lë në burg të dyshuarit për vrasjen e
All - Paragraf - 1

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre autorët e vrasjes së administratorit të Kotes, Argjil Gjoka, të ndodhur katër ditë më parë.

All - Paragraf - 3

Të rinjtë janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj. Ata kanë thënë se kanë shkuar në vendngjarje në momentin kur kishin nisur krismat, dhe se nuk janë ata që kanë qëlluar mbi administratorin.

Sipas të arrestuarve, personi i katërt, Mersin Bejtaj, i shpallur në kërkim, mendohet të jetë edhe autori që ka qëlluar mbi Argjil Gjokën.

Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, humbi jetën pasi u plagos rëndë me një plumb në gjoks, pasi ndërhyri për të ndarë dy vëllezër në fshatin Mavrovë, të cilët po konfliktoheshin për pronën.

Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë paraardhësi i Gjokës në këtë detyrë.

Të fundit