Flash News

KRYESORE

Gjykata lë në fuqi vendimin, Luan Daci pezullohet si anëtar i Vettingut

Gjykata lë në fuqi vendimin, Luan Daci pezullohet si anëtar i

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi masën e ‘pezullimit nga detyra’, për anëtarin e Vettingut Luan Daci.

Ai akuzohet se ka fshehur një largim nga puna të vitit 1997-të, pasi u kap në atë kohë me shkelje në detyrë. Luan Daci është gjyqtar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, institucion që ka në dorë fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Avokatët e tij thanë se Luan Daci nuk kishte detyrim që të deklaronte këtë largim nga puna, pasi në vitin 1997 janë fshirë masat disiplinore apo largimet nga puna. Avokatët thanë se do ta ankimojnë vendimin.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se çfarë unë pretendoj të jem, por me atë se çfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen. Ligjërisht ai nuk ka patur asnjë lloj detyrimi për të thënë. Me këtë teori edhe ju dhe kushdo që shkruan një kërkesë i bie të shkojë në burg për një gjë që nuk ka lidhje. Edhe nëse e ka thënë KLGJ ia ka futur kot. Nëse ju jeni dakord që një vendim gjyqësor të pezullojë Presidentin e Republikës dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”- tha avokati pas seancës së sotme.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë."

Të fundit