Flash News

KRYESORE

Gjykata liron 10 nga 17 të arrestuarit për abuzimet me ndërtimet në Durrës

Gjykata liron 10 nga 17 të arrestuarit për abuzimet me ndërtimet

Gjykata e Durrësit vendosi që për 10 nga 17 të arrestuarit në operacionin “Abuzuesit” t’u japë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për 7 prej tyre masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më 9 janar, drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës realizuan operacionin blic, ku u vunë në pranga 17 persona, punonjës të policisë së Qarkut të Durrësit dhe ata të pushtetit vendor.

Ata akuzohen se kishin krijuar një mekanizëm për të përfituar para dhe lejonin të ndërtohej pa leje, kurse të tjerët nuk verifikonin ankesat e banorëve duke i fshehur ato.

Prokurori që po heton çështjen është Afrim Shehu, kurse gjyqtari që vendosi për masat është Paulin Cera.

Në nisje të seancës së sotme për dhënien e masave të sigurisë, një prej të arrestuarve, specialisti në policinë e shtetit Agim Osmani pati probleme shëndetësore dhe dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vendimet e Gjykatës së Durrësit:

-Besnik Domi pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Sami Xhafa pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Marius Shahini detyrim paraqitje

-Nikoll Marku pezullim detyre

-Julian Kacadej pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Dritan Koçi detyrim paraqitje

-Paulin Meta detyrim paraqitje

-Qerim Doka detyrim paraqitje

-Gjon Zefi detyrim paraqitje

-Astrit Nuri pezullim detyre

- Dëshir Dakoli arrest me burg

-Petrit Neziri arrest me burg

-Ermand Petova arrest me burg

-Gjergj Gërco arrest me burg

-Agim Osmani arrest me burg

-Gani Dama (i shpallur në kërkim)

-Haxhi Sherra arrest me burg

-Ndriçim Shika arrest me burg

-Adem Lika arrest me burg

-Alben Nika (i përfaqësuar nga avokati i tij)

Të fundit