Flash News

KRYESORE

Gjykata liron 3 kuksianët që protestuan në "Rrugën e Kombit"

Gjykata liron 3 kuksianët që protestuan në "Rrugën e

Tre kuksianët të cilët mbaheshin në burg që prej muajit prill pas protestës të zhvilluar te ‘Rruga e Kombit’ janë liruar nga qelitë.

Gjykata e  Kukësit ka lënë të lirë Xhevahir Gashin, Vasil Laçin dhe Elton Cengun, të cilët  mbaheshin në qeli që prej datës 1 Prill. Pak ditë më parë, u la i lirë edhe Florin Onuzi për arsye shëndetësore.

Pas protestës së zhvilluar nga banorët e Kukësit të cilët kundërshtuan vendosjen e tarifës së ‘Rrugës së Kombit’, policia ndaloi 23 persona.

Të fundit