Flash News

KRYESORE

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Ervis Martinajn, vendos ‘burg pa afat’

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Ervis Martinajn, vendos

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Elvis Martinajn, personi i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal të ish-Bllokut.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi ‘burg pa afat’ për Martinajn. Ky i fundit ndodhet në burg por më herët gjykata kishte vendosur ndaj tij ‘arrest me burg me afat 30 ditor’.

Në lokalin Monopoli, mbrëmjen e 4 tetorit humbi jetën Fabiol Gaxha ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Ervin Matën, Marviol Bilon dhe Fabio Allushin.

 

 

Të fundit