Flash News

KRYESORE

Gjykata pushoi hetimet, flet avokati i Bashës: Ra gjuetia e shtrigave

Gjykata pushoi hetimet, flet avokati i Bashës: Ra gjuetia e shtrigave

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës lidhur me lobimin rus.

Të pranishëm në seancën e sotme ishin dy avokatët e Bashës, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Halimi u shpreh se vendimi i gjykatës provoi se e gjitha ishte një akuzë e bazuar në spekulime.

“Vendimi i gjykatës ishte i drejtë. U provoua se e gjitha ishte një akuzë e bazuar në spekulime. U vërtetua se nuk kishte asnjë vepër penale as në Shqipëri, as në vend tjetër. Vendimi i sotëm është për tu përshëndetur. Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike”, tha shkurtimisht Halimi.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha i pandehur në këtë çështje, nuk mori pjesë në seancë.

Akuzat për lobimin rus, gjykata pushon çështjen për tre zyrtarët e PD, Ristani: Paratë rrodhën nga buxheti i partisë

Të fundit