Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Pasi kërkesës së avokatëve të Mark Frrokut për më tepër kohë, Gjykata vendosi që seanca të shtyhet për në datën 20 prill. Po ashtu gjykata ke vendosur të pezullojë afatet e paraburgimit për të.
Në 16 mars, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Nga ana e Prokuroriasë është kërkuar 25 vite burg, si dhe 10 vite heqje të së drejtës për funksione publike.
Për veprën penale të vrasjes, Prokuroria iu referua dëshmive anonime të mbledhura në vendngjarje nga dëshmitarët.
Organi i akuzës ka kërkuar 17 vjet burg për “vrasje me paramendim në bashkëpunim”; 15 vjet burg për “pastrim parash”, 4 vjet për “fshehje pasurie” dhe 3 vite burg për “ndërtim të paligjshëm me qëllime përfitimi”. Në përfundim, organi i akuzës ka kërkuar në total, 25 vite burg.
Në kuadër të ligjit të antimafias Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër ka rihapur një hetim të ri pasuror për Mark Frrokun, familjarët e tij dhe për personat e bashkëlidhur me të.