Flash News

KRYESORE

Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri me 3 maj dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke u shprehur se problemet me drejtësinë do i zgjidh si qytetar i thjeshtë.

Prokuroria kërkoi “burg pa afat” për Saimir Tahirin, mirëpo ditën e sotme Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin. Mësohet se aktualisht prokurorët ndodhen në shtëpinë e Tahirit.

Kujtojmë që Tahiri po hetohet për dy vepra penale, “Trafik Droge në bashkëpunim” dhe “Korrupsion pasiv”. Dosja e tij dhe kushërinjve Habilaj po hetohet prej muajsh.

Njoftimi i prokurorisë

Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,  ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal. Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

 

Të fundit