Gjykata vendos për babain që përdhunoi vajzën 3 vite rresht

Gjykata e Kurbinit ka vendosur të lerë në burg Shkëlqim Isufin, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij prej 3 vitesh.

Në seancën e zhvilluar sot nuk ndodhej asnjë prej familjarëve të tij.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisën duke mbajtur anën e babait përdhunues.