Flash News

KRYESORE

“Gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama”, PD kundër arrestit për protestuesit, paralajmëron reagime

“Gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama”,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg 11 prej të arrestuarve të Kukësit.

“Gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama”, u shpreh Spaho jashtë ambienteve të Gjykatës, duke paralajmëruar reagim të fortë nga opozita.

Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës, për të kundërshtuar qeverinë e inkriminuar të kryeministrit Rama.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 11 prej protestuesve të arrestuar në Kukës. Gjykata ka lënë në ‘arrest shtëpie’ dy prej të ndaluarve ndërsa për të tjerët është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Të fundit