Flash News

KRYESORE

Gjykim i shkurtuar për Dajtin, Gjonaj 3 ditë me vonesë: Vendimi korruptiv në kundërshtim me kodin e procedurës

Gjykim i shkurtuar për Dajtin, Gjonaj 3 ditë me vonesë: Vendimi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilëson të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që pranoi gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

“Vendimi i trupës së gjyqtarëve për uljen e dënimit për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Prej 48 orësh kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm e të patolerueshëm të gjyqtarëve. Përballë këtij lajmi të shëmtuar, dua tju siguroj se nuk mund të pajtohemi me këtë fakt, por do ndjekim hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të peshohet në kandarin e korrupsionit të mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të atyre gjyqtarëve që nuk meritojnë asgjë tjetër veçse përbuzjes të cdo qytetari të ndershëm.

Vendimi në kundërshtim me cdo standard dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm në dhënien e lirisë së elementëve kriminal.

Ministria e Drejtësisë do i drejtohet KLD për të marrë masat e menjëhershme lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me cdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal”, u shpreh ministrja.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili vrau katër policë në gusht të 2009-ës, në qytetin e Durrësit. Për këtë ngjarje të rëndë, Dajti do të vuajë 25 vite burg, pasi trupi gjykues ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Duke qenë se ka qëndruar për 10 vite në burg, atij nuk i kanë mbetur më shumë se 10 vite heqje lirie.

Në ngjarjen e ndodhur më 7 gusht të 2009-ës, mbetën të vrarë policët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar, pasi Dritan Dajti ndodhej në kërkim.

Gjatë procesit të gjatë gjyqësor, Dajti është mbrojtur duke deklaruar se nuk kishte dijeni se personat ishin efektivë të policisë dhe ka qëlluar për t’u vetëmbrojtur.

Të fundit