Flash News

KRYESORE

Gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve

Gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon

Prokuroria e Posacme Anti- korrupsion e njohur ndryshe si SPAK ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini u hetuan gjatë 2019-ës si të dyshuar për korrupsion pasi kthyen dënimin e përjetshëm ndaj Dajtit në 25 vite burg.

Çeshtja u pushua nga prokurori Klodian Braho, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Pritet që çështja të shqyrtohet përfundimisht sot nga Gjykata e Posaçme në orën 14.00.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve, në gusht të 2009-ës, në qytetin e Durrësit.

Të fundit