Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gjylameti sherr me Ramën pas Kongresit të PS? Reagon deputetja
Pas Kongresit të PS të shtunën, në disa media qarkulloi lajmi që mes Blerina Gjylametit dhe Edi Ramës ka patur një sherr.
Kryetarja e PS-së për Tiranën e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 hodhi poshtë zërat se ajo kishte bërë sherr me Ramën gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, madje se kishte dhënë edhe dorëheqjen nga detyrat.
Gjylameti tha në studio se gjithë sa shkruhet në media janë spekulime dhe se ajo vijon të jetë në detyrë.
“Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.