Flash News

KRYESORE

Gjyqi i Ramës ndaj BILD/ “Gjykata gjermane do të thërrasë në seancë gjithë qeverinë shqiptare”

Kryeministri Edi Rama ka hedhur në gjyq gazetarin e medias prestigjioze gjermane BILD, Peter Tiede, cili ka publikuar një seri përgjimesh të prokurorisë rreth manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 dhe 2017.

Vetë Rama ka bërë të ditur se për këtë çështje ka marrë edhe një nga avokatët më të shtrenjtë në Evropë.

Duke bërë një analizë të këtij rasti, gazetari Basir Çollaku parashikon që gjykata gjermane të thërrasë në seancë të gjithë personat që janë përfshirë në përgjime, ndër të cilët edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas Çollakut, kjo bëhet që personat e përfshirë në përgjim të japin kampionët e zërit për të bërë verifikimin e përputhjes me përgjimet.

“Në këtë ditë marrjesh zëri dhe dëshmish për procesin, qeveria do të mbyllë zyrat bashkë me Parlamentin tre ditë, sepse janë në Gjermani. Gjykata gjermane do të sjellë 4 autobuzë për transportin”, shkruan Çollaku.

Të fundit