Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Gjyqi me Veliajn, Akil Kraja: S'ka marrë ende asnjë cent, ky veprim është fyes për banorët e Tiranës
Dy ditë më parë, në Gjykatën e Tiranës, Erion Veliaj dhe Akil Kraja u përballën si paditës dhe i paditur.
Gjykata i ka konsideruar akuzat e këshilltarëve të djathtë ndaj Veliajt të pavërteta, e duke gjobitur në këtë mënyrë këshilltarin Akil Kraja me 250 mijë lekë për shpifje.
Ky vendim është apeluar nga këshilltari i djathtë, e megjithatë Veliaj nuk duket shumë i duruar për të pritur edhe verdiktin final.
Sipas Krajës, Veliaj pason me një tjetër show në media, duke dhuruar dy kompjuterë me paratë që duhet të fitonte, ende pa u mbyllur procedurat nga gjyqi.
“Është e pabesueshme sesi një Kryebashkiak mund ta ulë veten në këtë formë duke prodhuar këtë gënjeshtër kaq banale. Vendimi i shkallës së parë është aktualisht duke u apeluar dhe Veliaj nuk ka marrë asnjë cent. Ky është një veprim fyes e banal ndaj dinjitetit dhe inteligjencës së banorëve të Tiranës të cilëve i turbulluari u merr mbi 300 mije në taksa e tarifa çdo ditë. Për të politika është një shoë, jo një shërbim ndaj qytetarëve. Nga ku nevoja recidiviste për të bërë lajm, qoftë duke mashtruar kaq rëndomtë... S’ka me dyshime, e ka humbur krejt fillin nga turbullimet shpirtërore që kalon....”, shkruan Kraja.
Kujtojmë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jo transparente të çmimit të ujit të pijshëm.