Flash News
Shtyhet sërish procesi për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, Prokuroria kërkon thirrjen e Sali Berishës si dëshmitar
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit.
Bashkë me Berishën, organi i akuzës kërkon edhe dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe Jaho Mulosmanin, Sali Lushën, Ylli Rakipin.
Haxhia, ish-truproja i Berishës është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdari.
Dy vjet më parë, Haxhia rikthehet në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
I arrestuar që në vitin 2006 në Turqi, Izet Haxhia jetoi për më shumë se 11 vjet në pritje të ekstradimit, i cili erdhi vetëm pas kërkesës së bërë prej tij.
Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Atij nuk iu miratua azili po përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë.
Për shumë vite me radhë, Haxhia ka qenë truproja i ish-Presidentit Sali Berisha, detyrë që e la pas ngjarjeve të 14 shtatorit në Tiranë.
Gjykata do të vendosë në 2 tetor ora 10:00 për dëshmitarët që do të pyetën.