Flash News

KRYESORE

Gjyqi për grupin ‘Vol-vo 4’, jepet vendimi për dy ish-deputetët socialist

Gjyqi për grupin ‘Vol-vo 4’, jepet vendimi për dy

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 32 të ndaluarit e operacionit ‘Vol – Vo 4’, i cili u shtri në disa qytete në vend.

Sipas vendimit, 8 të ndaluarit janë  lënë në masën ‘Arrest shtëpie’, ndërsa 24 të tjerë do të qëndrojnë në burg, ku mes tyre janë edhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

I pakënaqur me vendimin u shpreh avokati Maks Haxhia, i cili mbron interesat e disa prej të ndaluarve. “Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i prokurorisë. Gjyqtari i cështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Akuzat janë skandaloze,lidhen persona që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin".

"Dosja nuk është studiuar. Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avoakti i dy ish-deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë.  Po të shihnin bisedat telefonike, Cuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë sepse mund të bëhen pisllëqe”, theksoi Haxhia.

Të fundit