Flash News

KRYESORE

Gjyqtarët kundër Vettingut, nis seanca në Kushtetuese

Gjyqtarët kundër Vettingut, nis seanca në Kushtetuese

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do të shqyrtohet ankimimi i bërë nga Shoqata dhe Unioni i gjyqtarëve për ligjin e Vettingut.

Gjyqtarët pretendojnë se disa nene të ligjit kryesor të reformës në drejtësi janë antikushtetuese. Padia e përbashkët e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Në shënjestër janë kryesisht nenet të cilat ata i vlerësojnë antikushtetuese, si pamundësia për t’u dorëhequr gjatë kohës që janë në sitën e vettingut, marrja për bazë e opinionit publik në vlerësimin e tyre, deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë si dhe kontaktet me botën e krimit.

Në seancë do paraqesin qëndrimet e tyre Kuvendi, Këshilli i Ministrave, si dhe dy shoqatat e gjyqtarëve që kanë ngritur padinë.

Në fillim të këtij viti Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një padi tjetër të Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë që kundërshtonte ligjin e Vettingut. Në atë rast Gjykata argumentoi se në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë prove të re.

 

 

Të fundit