Flash News

KRYESORE

Gjyqtari i arrestuar kërkon lirimin, shkak gjendja shëndetësore

Gjyqtari i arrestuar kërkon lirimin, shkak gjendja shëndetësore

Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon sërish lirimin nga paraburgimi për arsye shëndetësore. Avokati i tij, i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda lirmin e klientit të tij, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e burgut dhe qëndrimi mëtejshëm atje i rrezikon jetën.

Përballë kësaj kërkese  Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të caktojë dy ekspertë mjeko-ligjorë që të verifikojnë gjendjen shëndetësore të gjyqtarit.

Në bazë të raportit të këta ekspert do të paraqesin gjykat do të vendos edhe nëse do të ndryshojë masën e siguris apo jo.

Ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Në momentin e arrestimit atij ju gjetën në banesë mbi 30 milionë lekë të reja.

Të fundit