Gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen, Meta shpall listën e aplikantëve për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka shpallur listën e aplikantëve për plotësimin e vakancës së parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim zyrtar, presidenti sqaron se pasi u njoh me njoftimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së konstatoi se nga 15 kandidatë që kishin shprehur interesin për konkurrim, mbetën në garë vetëm 2 kandidatë.

Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese u krijua nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj. Kështu, ndodhur në kushte të tilla, pasi KED përfundoi procedurat e verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e këtij vendi bosh , Meta bëri rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Për këtë vakancë kanë aplikuar:

  1. Zoti Dedë Kasneci
    2. Zoti Envi Hicka
    3. Zoti Prelë Martini
    4. Zoti Shaqir Hasanaj
    5. Zoti Vasil Bendo
    6. Zonja Vjosa Bodo Mujo

Lista e këtyre aplikantëve do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin e pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.