Gjyshi i Alvin Berishës tregon anën tjetër të historisë: Vajza u largua në Siri për shkak të problemeve familjare

Babai i Valbona Berishës, gjyshi i Alvinit që u shpëtua nga kampi sirian ka folur për Top Channel në një lidhje me Skype. Ymer Çira tregon anën tjetër të historisë, arsyen e largimit të së bijës bashkë me voglëshin drejt kampit sirian.

Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“ Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar. Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?

“Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashë pse e bëre këtë? Dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?

“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimit prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?

“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”./Top Channel

Ymer Çira