Flash News

KRYESORE

Gjyshi me macen e tij preku zemrat e një kombi

Një i moshuar ka prekur zemrat e një kombi të tërë teksa edhe në momentet e tij më të vështira ka gjetur ngushëllim tek macja e tij. I moshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga media turke, po ndizte sobën me dru në shtëpinë e tij kur benzina ka përhapur flakët në banesë. Sipas “Sabah” ngjarja ka ndodhur në distriktin Mudurnu të Bolusë.

Fqinjët njoftuan menjëherë zjarrfikëset, të cilët mbërritën në vendngjarje dhe nisën shuarjen e flakëve. Teksa shikonte mes lotësh banesën tek i digjej, i moshuari duket se për një moment ka gjetur ngushëllim tek ledhatimi i maces së tij. Në këtë moment, një fotoreporter ka shkrepur fotot që janë shpërndarë me mijëra herë në të gjithë Turqinë duke sjellë edhe reagim të menjëhershëm të autoriteteve, shkruan Tv Klan.

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalin, tha se kishte komunikuar me zyrën e Guvernatorit në Bolu, qytet afër Ankarasë dhe ishte vendosur që shtëpia e të moshuarit do t’i rindërtohej nga shteti. “As xhaxhai dhe as macja nuk do të kenë ftohtë”, tha ai në një tweet. Edhe Ministria turke e Familjes u zotua ta ndihmonte të moshuarin që jetonte në kushte ekstremisht të vështira.

 

 

Të fundit