Flash News

KRYESORE

Gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi sipas sondazhit të “Gallup”

Gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi sipas sondazhit të

Sipas sondazhit të Gallup mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre. Pas qytetarëve të Sierra Leones, shqiptarët renditen në vendin e dytë me përqindje të barabartë me Haitin për numrin e personave që duan të largohen nga vendi.

Konkretisht, sipas sondazhit, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të emigrojnë. Sipas sondazhit, shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftërat civile dhe konfliktet e armatosura.

62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë. Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013­2016.

Të fundit