Flash News

KRYESORE

Gjysma e Tiranës pa drita, reagon OSHEE: Kishte mbitension

Gjysma e Tiranës pa drita, reagon OSHEE: Kishte mbitension

Mbrëmë, thuajse gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike, pas reshjeve të dendura në formë rrebeshi.

Pa drita mbeten zona si Selita, Komuna e Parisit, Rruga e Kavajës, ‘21 Dhjetori’, Bulevardi ‘Bajram Curri’, një pjesë e zonës së Bllokut, ‘Myslym Shyri’ etj.

Ndërkohë, OSHEE ka reaguar më vonë duke sqaruar se shkak i kësaj ndërprerje kanë qenë kushtet atmosferike dhe mbitensioni.

“Si pasojë e kushteve atmosferike dhe mbitensionit u stakuan në orën 20:26 dy linjat 110 kV të OST-së, të cilat furnizonin n/stacionet Kashar dhe Selitë.

Kjo solli stakim te energjisë elektrike në disa zona si: Kashar, Selitë, Komuna e Parisit, pjesa e autostradës Tiranë - Vorë, Lapraka, Yzberishti, Unaza e Madhe, etj.

Nga ana e OST u moren masat duke rikthyer energjine ne oren 20:38.

Në Selitë, deri në orën 20:45 u rikthye energjia elektrike ne 82% te konsumatorëve.

Në orën 20:53 mori tension edhe pjesa tjetër e abonentëve.

Nga ky moment të dy NST Selitë dhe Kashar janë në regjim normal pune si nga ana 110 kV ashtu dhe nga pjesa 20 kV.

Flm për mirëkuptimin

Ndjesë për shqetësimin”, sqaron OSHEE.

Të fundit