All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Gjysmën e trupit e kam lënë në minierë”, minatorët e Bulqizës paralajmërojnë protesta

“Gjysmën e trupit e kam lënë në minierë”,
All - Paragraf - 1

Minatorët e Bulqizës kanë paralajmëruar protesta për shkak të mosmiratimit në Kuvend të ‘Statusit të Minatorit’.

All - Paragraf - 3

"Gjysmën e trupit e kam lënë në minierë. Prandaj i lutem qeverisë, kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta që të miratohet ligji i minatorit” është shprehur për Ora News një nga minatorët e Bulqizës.

Vonesat për miratimin e statusit të minatorit i kanë irrituar edhe një herë punonjësit e galerive në qytetin ku gjithçka varet nga puna në minierë.

"Qeveria e ka shumë gabim sepse kjo minierë e ka mbajtur këtë vend në këmbë prej 65 vitesh", shton më tej ai.

Statusi i minatorit është premtim i çdo qeverie në 27 vitet e fundit, ndaj punonjësit e nëntokës kërkojnë që të behet realitet sa më parë

Në rast të kundërt, minatorët dhe qytetarët e Bulqizës kërcënojnë me protesta.

Pak ditë  më parë, Komisioni i Punës rrëzoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, të cilin e konsideruan si të paplotë.

Të fundit