Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç /Politika
Viktor Orbani në leksikun e ardhshëm europian ka futur konceptin e „demokracisë joliberale“, por i udhëhequr nga impulset nostalgjike të historisë do të dëshironte që topografinë bashkëkohore ta kthente prapa për një shekull të tërë.
Kryeministri hungarez nëpërmjet erozionit të institucioneve demokratike, përndjekjes së opozitarëve, gazetarëve dhe qarqeve akademike hungareze po i krijon probleme kolosale partnerëve në Bashkimin Europian, por gravitimi i njëkohëshëm i tij drejt Hungarisë së madhe po vazhdon të shqetësojë fqinjët e Hungarisë.
Duke bërë lojëra me idetë e Rilindjes së Mbretërisë Hungareze, Orbani, në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk, duke i uruar maturantët për provimin e historisë, para pak kohësh publikoi foton e globit me hartën e Hungarisë së madhe që shkon deri në detin Adriatik dhe përfshinte pjesë të Kroacisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Serbisë.
Gazeta “Politika” ka informuar gjërësisht për provokimin e këtij nacionalisti të deklaruar, i cili ka një dhjetëvjeçar të tërë në pushtet dhe luan me kartën e krenarisë hungareze duke u kujtuar vazhdimisht hungarezëve “padrejtësinë” që ajo ka përjetuar nga Marrëveshja e Trianonit pas Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjes së Austro-Hungarisë.
Me marrëveshjen e 4 qershorit të vitit 1920, të nënëshkruar në pallatin me të njejtin emër të Versajës me forcat e Antantës, Hungaria humbi dy të tretat e territorit të mbretërisë, 63.000 kilometar katror të cilët këto 100 vitet e fundit i përkasin Kroacisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Serbisë.
Ultrakonservatorët shoqërorë dhe tradicionalistët nga partia e Kryeministrit të quajtur “Fides” dhe neofashistët e partisë “Jobik”, nëpërmjet “tragjedisë së Trianonit” për vite të tëra nëpërmjet retorikës së plotësuar me një dozë të madhe demagogjie, nënvizojnë dëshirat e mbuluara keq se territoret e humbura në të cilët jetojnë hungarezët duhet t’i kthehen atdheut amë.
Nëpërmjet narracionit historik të Trianonit dhe për mirënjohjen dhënë Miklosh Hortit, i cili e vendosi Hungarinë gjatë Luftës së Dytë Botërore në anën e Hitlerit, Orbani ndërton përreth vetes një mbrojtje kundër kritikave në vend dhe jashtë tij, gjithçka në funksion të ekskluzivitetit të nacionalizmit hungarez dhe të treguarit e vetes dhe të partisë “Fides” si përfaqësuesit e vërtetë të popullit hungarez.
Harta e Hungarisë së Madhe është një rekuizit i shpeshtë gjatë ceremonive të Orbanit, por kjo e fundit me globin e quajtur ‘Provim i historisë’, me rastin e provimeve të historisë në Hungari ka shkaktuar pakënaqësi të shprehura qartë në tre vendet e saj fqinjë, dhe heshtjen interesante në të katërtin.
Në Zagreb dhe në Ljubljanë reaguan menjëherë nëpërmjet notave të protestës ndaj këtij provokimi të ri. Presidenti kroat Zoran Millanoviç me rastin e hartës së “Hungarisë së hipertrofizuar”, e cila përfshinte edhe Rijekën dhe Dalmacinë,, kujtoi se “raftet e shumicës së vendeve europiane fshehin përmbajtje të ngjashme”- që provokojnë dhe irritojnë. “Përherë dhe përsëri çuditë me hartat ‘historike’, të cilat si një fetish i errët dalin mbi ujë me një synim të caktuar nga ana e disa ‘udhëheqësve’ në vendet fqinjë”.
Presidenti slloven Borut Pahor nënvizoi se kjo nuk ështe hera e parë që shfaqet një hartë e tillë, gjë e cila mund të kuptohet si shprehje e synimeve territoriale dhe duhet të shkaktojë shqetësimin e “politikës dhe opinionit publik demokratik”.
Presidenti rumun Klaus Johanis akuzoi direkt Orbanin për pretendime territoriale ndaj Rumanisë në rajonin Sekeljifold.
Shumë nacionalistëve serbë, të cilët lavdëruan në rrjetet sociale përfshirjen hungareze të disa pjesëve të Kroacisë dhe shihnin me gëzim hartën në të cilën Hungaria shtrihej nëpër rrafshirat kroate, u shpëtoi fakti se në hartën e “Hungarisë historike” brenda kufijve të saj gjendeshin edhe një pjesë e madhe e Serbisë, e tërë Vojvodina.
Ka kohë që u shpëton nga vëmendja edhe fushata e projekteve hungareze në Vojvodinë, projekte kryesisht financiare ku përfaqësohen hungarezët e Vojvodinës ose të Orbanit në hapjen e akademisë së futbollit në Baçka Topola.
Aspiratat territoriale do të ndryshonin në mënyrë dramatike topografinë politike dhe etnike të Ballkanit Perëndimor, do të varrosnin përfundimisht parimin e paprekshëmrisë së kufijve europianë, do ta destabilizonin rajonin edhe kështu të destabilizuar.
Serbia reagoi në mënyrë urgjente kur me 9 maj, me rastin e Ditës së Europës, Maqedonia e Veriut shtypi pullë postare me hartën e Shtetit të Pavarur Kroat që përfshinte pjesë të Serbisë deri në Beograd, pjesë të Malit të Zi dhe tërë Bosnjën e Hercegovinën.
“Provokim armiqësor i drejtuar kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, shkruhej në notën e protestës të Ministrisë serbe të punëve të jashtme me këtë rast. Pulla postare u tërhoq menjëherë nga qarkullimi, ndërsa pushteti në Shkup kërkoi falje për gabimin e bërë.
Përse Beogradi zyrtar hesht me rastin e hartës së Orbanit? Ku e ka burimin ky selektivitet e diplomacisë serbe e cila reagon zëshëm ndaj nacionalizmit shqiptar, boshnjak apo malazez, dhe nuk nxjerr zë kur bëhet fjalë për nacionalizmin hungarez?
Përpjekja për revizionimin e heshtur të Marrëveshjes së Trianonit që nga momenti i nënshkrimit të saj ka ndikuar në vetëdijën e hungarezëve. “Për “ndreqjet” e saj ka folur kryeministri hungarez në vitin 1932 me ambasadorin jugosllav të asaj kohe Jovan Duçiç. Revizionistët e rinj janë trashëgimtarë të atyre që kanë mbështetur haptazi lëvizjen ustashe. Tre terroristët që vranë Mbretin jugosllav Aleksandër në Marsejë në vitin 1934 kishin pasaporta hungareze.
Fillimin e Luftës së Dytë Botërore Hungaria e pati shfrytëzuar menjëherë për të korigjuar “padrejetësinë historike”: u pushtuan Baçka, Baranja, Mexhimrje, dhe Prekomurja. Novi Sadi u shpall atëbotë kulla mbrojtëse ndaj “ortodoksisë armiqësore”.
Shumë nga këto gjëra nuk ka sesi të mos i dijë Aleksandër Vuçiçi, por lejon, që në kohën e marrëdhënieve të cilat “kanë arritur nivelin më të lartë në historinë e dy vendeve”, “miku më i sinqertë i Serbisë” të promovojë Hungarinë e Madhe që përfshin edhe krahinën veriore të Serbisë.
Viktor, mos i prek kufijtë, prita të shprehej presidenti i Serbisë, i cili e ka detyrim kushtetues të mbrojë tërësinë dhe integritetin territorial të vendit të tij. Heshtje. Çfarë marrëveshjesh ka Vuçiçi me mikun e madh me të cilin e lidh autoritarizmi i pushtetit?
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38