Flash News

KRYESORE

Glover zhvillon takimin e fundit para largimit nga Shqipëria. 30 qershori nul?

Glover zhvillon takimin e fundit para largimit nga Shqipëria. 30 qershori

Kryesuesja e delegacionit të ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me kreun e KQZ-së, Klement Zguri para largimit nga Shqipëria. Në qendër të diskutimeve ka qenë procesi i ’30 qershorit’ për të cilin,  Zguri ka pasur rezerva per numerimin e votave dhe shtimin fiktiv te tyre.

Këto ditë, Glover ka zhvilluar diskutime me të gjitha palët politike, nga Partia Socialiste, Partia Demokratikem Lëvizja Socialiste për Integrim dhe me perfaqesues te 'opozites se re'.

Në raportin paraprak më 1 korrik, Glover u shpreh se procesi u shoqërua me parregullsi të mëdha, nisur nga regjistrimi i parregullt i Bindjes Demokratike, presionet para dhe pas zgjedhore dhe mbi të gjitha mungesa e alternativave politike.

Vendimi final i ODIHR do te publikohet muajt ne vijim dhe nuk perjashtohet mundesia e mosnjohjes se tyre per shkak te problemeve te medha, me te cilat u shoqerua procesi zgjedhor i 30 qershorit, ku mazhoranca fitoi 60 bashki ne mungese te opozites.

Të fundit