Flash News

KRYESORE

Gmail vjen me një dizajn të ri, elegant dhe funksional

Disa ditë më parë një lajmërim nga Google tha se po punojnë për një version të ri të “Gmail”. Kjo konsistonte në dizajnin e ri dhe elegant që kjo platformë do të ketë.

The Verge ka siguruar disa screenshot, aktualisht të shpërndara vetëm midis partnerëve të besuar të Google. Dizajni i ri, përfshin disa elemente të Google’s Material Design, dhe disa funksione të reja.

Google gjithashtu është duke implementuar “smart replies” për Gmail në web, por edhe në versionet mobile. Kjo, bën sugjerime, të cilat e bëjnë më të shpejtë komunikimin nëpërmjet shërbimit. “Snooze”, ashtu si tek alarmi i zgjimit tek celulari, na jep mundinë t’a pastrojmë më shpejt dhe shpesh Inbox-in. Ky funksion, heq përkohësisht disa email pas një kohe të caktuar, përkohësisht nga dosja Inbox. Snooze dhe Smart Replay, janë në testim në versionet mobile, dhe pritet që të dalin në versionit e tyre pëfundimtare, duke përfunduar edhe në versionin web të tij.

Të fundit