“Gnabry sot do ishte kampion bote, por qe i pafat”; Low parashikoi klasin etij

Serge Gnabry po shkëlqen me Bayernin dhe me kombëtaren e Gjermanisë. Sulmuesi anësor gjerman, i transferuar para tre vitesh nga Arsenali në Mynih, po tregon se është edhe një golashënues i lindur (11 gola në 10 ndeshjet e fundit).

Sipas trajnerit të “Pancerave”, Joachim Low, Gnabry duhet të ishte bërë yll futbolli shumë vite më parë, por ka qenë paksa i pafat me dëmtimet. “Unë e kam ndjekur Sergen që në fillim të vitit 2014. Asokohe ishte tek Arsenali dhe po jepte shkëndijat e para. Doja ta merrja në Kupën e Botës, por u dëmtua”, – shprehet Low.

Gnabry atë vit u detyrua ta shihte turneun nga shtëpia. I pafat, sepse sot do të ishte me trofeun e kampionit të botës, por të paktën debutoi me Gjermaninë në nëntor të vitit 2016 ndaj San Marinos. Si e nisi? Me gola, sigurisht, madje 3.