Flash News

KRYESORE

Godin harron Simeonen: Conte po më mëson gjëra të reja!

Godin harron Simeonen: Conte po më mëson gjëra të reja!

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, nuk po dhuron atë që pritej, por gjithsesi mbetet një lider në fushën e lojës. Uruguaiani ka folur në lidhje me eksperiencën që po kalon tek Interi dhe shprehet se me Antonio Conten, po mësojnë gjëra të reja.

“Me Conten, mëson çdo ditë. Ai është si një trajner i ri për të gjithë ne. Këtu jemi disa lojtarë me shumë eksperiencë, por po mësojmë dita-ditës gjëra të reja, vetëm nga idetë dhe fjalët që Conte thotë. Për mua, është një trajner fenomenal dhe ka një pikëpamje për futbollin si askush tjetër.

"Heroi im i parë është Enzo Francescoli, por Puyol te Barcelona ishte i pabesueshëm. Ai na tregoi se futbolli luhet thjeshtë dhe për një kohë të gjatë, mjafton të kesh dëshirën dhe vullnetin për të arritur gjëra të mëdha. Është padiskutim një nga mbrojtësit më të mirë të gjitha kohërave”, tha Godin.

Të fundit