Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Godina e spitalit të Laçit e pasigurt, largohen pacientët dhe mjekët
Mjekët dhe pacientët e spitalit të Laçit janë larguar nga ndërtesa, pasi sipas ekspertëve ajo është dëmtuar dhe përbën rrezik. Tërmeti i 26 nëntorit ka qenë i fortë për godinën, e tani inxhinierët do të duhet që të përpilojnë një plan për ta bërë sërish atë të banueshme.
Ndërkohë mjekët kanë nxjerrë jashtë si pacientët, ashtu edhe pajisjet. Stafi mjekësor ka marrë vendimin që një pjesë e të sëmurëve që janë në spitalin e Laçit të transferohen në spitalin e Lezhës, kurse të tjerët në spitalin e Tiranës.
Drejtoria e spitalit të Laçit ka njoftuar se do të mbajë në funksion shërbimin e urgjencës, për dhënien e ndihmës së parë. Në oborrin e spitalit janë ngritur disa çadra, ku do të asistojnë edhe grupe vullnetare për shërbimet mjekësore.