Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Godina historike hiqet nga lista e monumenteve të mbrojtura, bashkia jep leje për ndërtimin e një ndërtese shumëkatëshe
Rezidenca e parë e Radio-Televizionit në Tiranë brenda pak ditëve nuk do të ekzistojë më, pasi bashkia ka dhënë leje për ndërtimin e një ndërtese shumëkatëshe.
E lokalizuar në rrugën Kont Urani, ndërmjet rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës, ndërtesa historike është hequr qëllimisht para pak kohëve nga Ministria e Kulturës nga lista e monumenteve të mbrojtura.
Denoncimi është bërë nga “Ne Shqipëria”, të cilët theksojnë se Veliaj është i pangopur dhe i pandalshëm në shkatërrimin e qytetit.
Reagimi i plotë:
Kjo godinë, ndër vilat më të bukura në Tiranë dikur, është rezidenca e parë e Radio-Televizionit në Tiranë. Ndodhet në rrugën e Kont Urani, ndërmjet rrugëve të Durrësit e Kavajës, në zonën me vila prapa Ministrisë së Arsimit . Kur inauguronte Pazarin e Ri, Kryetari i Bashkisë premtonte se edhe kjo zonë me vlera historike do restaurohej e do ruhej si një nga pak zonat e mbetura në Tiranë.
Para pak muajsh është hequr nga lista e monumenteve me vendim të Mirela Kumbaros. Sot mësohet se aty Bashkia e Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e një pallati të ri shumëkatësh.
Ashtu si me vilat në rrugën e Elbasanit, edhe në këtë rast jo vetëm po shkatërrohet historia e qytetit. Akoma më keq, po prishen vilat dhe po ndërtohen pallate në zona të ndërtuara dhe të planifikuara për densitet të ulët banimi. Nuk ka asnjë shans që ato rrugica të përballojnë fluksin shtesë. E gjitha kjo kthehet në humbje për qytetarët dhe fitim për ndërtuesit.