Flash News

KRYESORE

Goditen 2 raste të trafikimit të drogës në Vlorë, në kërkim dy persona  

Goditen 2 raste të trafikimit të drogës në Vlorë,

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe ka sekuestruar 22 kilogramë e 300 gramë Cannabis Sativa si dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit:

-P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë

-V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan

Shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë konstatuar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, një sasi prej 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një mjeti (autobus), pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, shtetasi V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22

 

Të fundit