Flash News

KRYESORE

Goditën Shefin e Rendit, arrestohen dy vëllezër në Elbasan

Goditën Shefin e Rendit, arrestohen dy vëllezër në Elbasan

Kanë përfunduar në prangat e policisë dy vëllezër në qytetin e Elbasanit.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë për shkak se në bashkëpunim me njëri tjetrin, Mehmet Daka, 38 vjeç, dhe Ervis Daka, 31 vjeç kanë goditur shefin e rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin A. M.

Ata nuk i janë bindur dhe e kanë kundërshtuar me dhunë, ngjarje kjo e ndodhur lagjen “Shënkoll” të qytetit të Elbasanit.

Nuk dihen ende motivet sesi ka ndodhur ngjarja, dhe arsyet e këtij veprimi.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të fundit