Flash News

KRYESORE

Goditet banda e “Cosa Nostra-s”, arrestohen 12 persona dhe “Mbreti i fuqisë së erës”

Goditet banda e “Cosa Nostra-s”, arrestohen 12 persona dhe

Policia italiane ka ndërmarrë mbrëmë një operacion blic dhe ka goditur një grup të rrezikshëm kriminal. Nga ky aksion i ndërmarrë në provincën e Trapani nga Carabinieri dhe Dia, janë arrestuar 12 persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të organizatës mafioze të “Cosa Nostra-s”, që drejtohet prej Messina Denaro-s, i cili është në kërkim prej 24 vitesh.

Në pranga ka përfunduar edhe Vito Nicastri, i cili njihet edhe me pseudonimin "mbreti" i fuqisë së erës. Sipas mediave italiane, personave të arrestuar u janë sekuestruar edhe asete dhe pasuri të vendosura mbi aktivitete të paligjshme kriminale.

Kush është Messina Denaro

I pakapshmi Messina Denaro është në arrati prej 24 vitesh. Ai është njeriu më i kërkuar në Europë, por mbrohet dhe adhurohet nga njerëzit e thjeshtë.

Cilësohet si kopja e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riines, i cili rikonfiguroi rrënjësisht organizatën kriminale më të fuqishme në botë.

Të fundit